Nëse ndjeni kokëdhembje, plogështi apo lodhje, depresion, alergji, fryrje apo tretje jo të mirë, atëherë kjo do të thotë se keni nevojë ta pastroni organizmin tuaj.
Para se ta filloni pastrimin e organizmit nga helmet, do të ishte mirë që një ditë të vetme të konsumoni vetëm ujë dhe çaj të bimëve. Pastrimi i organizmit është një proces, kur duhet konsumuar vetëm ushqim të përgatitur, pemë dhe perime të papërpunuara, lëngje të shtrydhura nga perimet e freskëta, ndërsa që krejt ushqimin duhet ta fërgoni në ujë.
Provoni ta shmangni kripën, piperin dhe erëzat tjera të forta. Gjatë pastrimit të organizmit nga helmet nevojitet të konsumoni tri litra lëngje dhe atë nëpërmjet ujit, çajit, lëngjeve dhe supës. Në mënyrë që pastrimi i organizmit të jetë sa më efikas, eliminoni të gjitha helmet nga vetja – alkoolin, cigaret, kafenë, sheqernat e rafinuara, yndyrat e ngopura. Me rëndësi është që gjatë pastrimit të organizmit nga helmet t’i hiqni qafe të gjitha gjërat që shkaktojnë stres, sepse stresi nxit sekretimin e shumë hormoneve që ndikojnë negativisht në organizëm. Meditimi dhe joga janë mënyrë efikase që për një kohë të shkurtër ta hiqni qafe stresin.
Gjërat që ju ndihmojnë ta pastroni organizmin prej helmeve:
• Konsumoni shumë fibra, përfshirë këtu orizin ngjyrë kafeje dhe pemët e perimet e rritura në mënyrë organike. Rrepa, lakra, brokoli janë të shkëlqyeshme në pastrimin e organizmit nga helmet.
• Pastrojeni dhe mbrojeni mëlçinë duke konsumuar bimë shëruese, si rrënjë të luleradhiqeve apo duke konsumuar çaj të gjelbër.
• Konsumoni sa më shumë vitamina, të cilat i ndihmojnë trupit të prodhojë glutation dhe nga mëlçitë të largojë helmet.
• Konsumoni së paku dy litra ujë brenda ditës.
• Merrni frymë thellë për t’i mundësuar ajrit që në përgjithësi të kalojë nëpërmjet rrugëve të frymëmarrjes.
• Stresin pakësojeni nëpërmjet emocioneve pozitive.
• Praktikojeni hidroterapinë, duke bërë dush për pesë minuta me ujë të ngrohtë, e më pas edhe për 30 sekonda të tjerë me ujë të ftohtë. Përsëriteni këtë praktikë tri herë, e më pas shkoni në gjumë.
• Vizitoni saunën dhe nëpërmjet djersitjes hiqni helmet nga organizmi.
• Një nga faktorët më të rëndësishëm për pastrimin e organizmit është aktiviteti fizik. Sugjerohet joga apo kërcimi mbi litar.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Hulumtimi ka zbuluar kur është çasti më i mirë për ngjizje: Marrëdhënia seksuale tani për tani bën dallim të madh!
Dr. Rifat Latifi, mori pjesë në demonstrimin e 17-të të Kapaciteteve të STAR-TIDES në kampusin Mason Square të Universitetit George Mason në Arlington, Virxhinia
Si ta hiqni klorin nga uji
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi