LAJMI I FUNDIT:

Pastrimi i plazheve në Shqipëri nis në Shëngjin

Pastrimi i plazheve në Shqipëri nis në Shëngjin

Plazhi i Shëngjinit është pastruar tashmë në gjithë gjatësinë e tij.

Dhjetëra vullnetarë, të rinj dhe intelektualë, anëtarë të Korpusit te Vullnetareve, punuan të dielën në këtë zonë turistike, duke filluar një fushatë që do të zgjasë gjithë sezonit, për ti ardhur në ndihmë pushtetit vendor për mbajtjen pastër të plazheve.

Ky aktivitet, për herë të parë shtrihet edhe gjatë sezonit dhe organizohet ne bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, duke përfshirë jo vetëm pastrimin e plazheve por edhe monitorimin e tyre gjatë sezonit, për ti klasifikuar plazhet sipas cilësisë së higjienës publike.

Si destinacion turistik, Shëngjini është i frekuentuar, jo vetëm nga banorët e zonave përreth, por edhe nga ato Kosova.

Ky plazh me rërë kurative, për fat të keq ndotet nga turistët dhe vizitorët. /Telegrafi/