LAJMI I FUNDIT:

Pasojat e mungesës së institucioneve, humbin miliona euro fonde (Video)

Pasojat e mungesës së institucioneve, humbin miliona euro fonde (Video)

Miliona euro fonde kanë humbur dhe rrezikohet të humbasin edhe të tjera. Po ashtu, shumë projekte të shtyhen apo të mos realizohen nëse edhe më tej nuk krijohen institucionet rrjedhimisht nuk bëhet rishikimi i buxhetit, thonë në Ministrinë e Financave.

Në Ministrinë e Financave tërheqin vërejtjen se afati i fundit kur Qeveria do të duhej të bënte këtë rishikim është shtatori.

Mos krijimi i institucioneve të reja të Kosovës po pengon rishikimin e buxhetit për këtë vit duke vënë në pikëpyetje një mori projektesh.

Ministri në Detyrë i Financave, Agim Krasniqi thotë se ndër projektet më të rëndësishme që do të pësojnë në rast se nuk do të formohen shumë shpejt institucionet janë projekti Kosova e Re, autostrada Prishtinë-Shkup por edhe projekte të tjera.

‘Qeveria e re duhet menjëherë me e marrë seriozisht nënshkrimin e Kosovës së Re. Një projekt 1 miliard euro e që është projekti më i madh. Kjo mungesë e institucioneve mund ta shtyjë projektin”, tha ai për rtv21.

Problem tjetër nga mos krijimi i institucioneve sipas Krasniqit, është pagesa për veteranët.

Zvarritja e deritashme e krijimit të institucioneve sipas kreut të Ministrisë së Financave do të ketë pasoja jo vetëm në buxhetin e sivjetëm por edhe në atë të vitit të ardhshëm.