LAJMI I FUNDIT:

Pashkët në Kosovë, festë e paqes dhe pajtimit

Pashkët në Kosovë, festë e paqes dhe pajtimit

Në Kosovë besimtarët e krishterë po kremtojnë festën e Pashkëve. Në meshën mbajtur sot Katedralën “Nënë Treza” në Prishtinë u tha se mesazhi i Pashkëve në thelbin e vet bart porosinë për paqe, dashuri, pajtim, jetë të drejtë, të ndershme dhe të mirë.

Kurse në meshën solemnetë mbajtur mbrëmë, Imzot Dodë Gjergji ka porositur se paqja e vërtetë është ajo që e ka burimin në drejtësinë e Zotit, ndërsa ka kërkuar që çdonjëri të promovojë tolerancën ndërfetare dhe dashurinë ndërnjerëzore.


“Paqja e vërtetë është ajo, që e ka burimin në drejtësinë e Zotit, ajo që është e mundur dhe vërtet është e mundur. Në vendin tonë kanë kaluar shumë vite, që kur paqja është rënduar nga ata që e ndalen luftën, por kjo nuk do të thotë që me ne mbretëron paqja, pasi që ajo akoma nuk ka depërtuar në mendjen dhe në zemrën e secilit dhe kemi shumë pasoja të dhimbshme”, ka thënë Imzot Dodë Gjergji.

Urime për festën e Pashkëve kanë dërguar edhe liderët e institucioneve të Kosovës.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka thënë se “kjo festë dhe këto ditë të shpresës, dashurisë dhe mirëkuptimit, uroj t’ju gjejnë mes njerëzve tuaj të dashur, familjeve tuaja, me gëzime dhe shumë të mira për juve”, thuhet në urimin e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi

Telegram urimi për besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve, ka dërguar edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Ai ka shprehur urimet më të përzemërta për të gjithë besimtarët katolikë, ortodoksë dhe besimtarët e tjerë të krishterë të cilët kremtojnë këtë festë të rëndësishme.

“Festa e Pashkëve përçon te besimtarët anekënd mesazhe të fuqishme të shpresës, të optimizmit dhe të dashurisë, duke përforcuar besimin, virtytet dhe vlerat më të larta njerëzore”, thuhet në urimin e kryeministrit Isa Mustafa.

Edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, nërrjetin social Facebook ka “uruar përzemërsisht të gjithë të krishterët që festa e Pashkëve të sjellë sa më shumë paqe, lumturi e begati në familjet tuaja”, ka shkruar Veseli

Festa e Pashkët shënon ditën kur të krishterët besojnë se është ringjallur Jezu Krishti. Kjo është festa më e rëndësishme e të krishterëve. /rel/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Lajme
Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Lajme
Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Kronika e Zezë
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Kalo në kategori