LAJMI I FUNDIT:

Pas zgjedhjeve, pritet që Specialja të nis me aktakuzat e para

Pas zgjedhjeve, pritet që Specialja të nis me aktakuzat e para

Nëntë pikat që Dhomat e Specializuara në Hagë duhej t’i përmirësonin, tashmë i janë kthyer Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për shqyrtim. Është paneli prej tre gjyqtarëve në Hagë që do të vlerësojë nëse këto pika përputhen me Kushtetuesen, ose jo.

Njohësi i çështjeve juridike, Tomë Gashi në një prononcim për “Indeksonline” ka thënë se paneli i huaj ka afat 30 ditë që të dalë me vlerësimin e tyre, kurse menjëherë pas kësaj do të nisin aktakuzat e para.


Sipas Gashit, Specialja ka filluar ta humbë kredibilitetin tek qytetarët meqë procesi është zvarritur.

“30 ditë janë maksimalisht që ta vlerësojnë se a janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, pastaj priten akuzat e para dhe pritet fillimi i gjykimeve të para të Gjykatës Speciale, të cilat edhe ashtu janë duke u vonuar për shkak se Ligji i Speciales nga deputetë jo shumë të mençur të Kuvendit të Republikës së Kosovës është nxjerrë më 4 gusht të vitit 2015, që i bie përafërsisht gati 2 vite. Kështu që kjo gjykatë po e humb kredibilitetin edhe besueshmërinë e popullit të Kosovës se mund t`i nisë gjykimet për të cilat është themeluar”, ka deklaruar ai.

Gashi ka shtuar se zgjedhjet që pritet të mbahen të dielën në Kosovë, nuk luajnë asnjë rol në punën e Gjykatës Speciale. Madje, sipas tij, askush nuk ka fuqi as juridike dhe as politike që ta shtyjë nisjen e punës së Speciales.

Ndryshe, Gashi është shprehur i bindur në fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje , kurse për themelimin e Speciales, ai fajtor i ka quajtur 83 deputetët që kanë dhënë votën për një gjykatë kundër vetvetes.

“Zgjedhjet as që mund të ndikojnë në punën e Gjykatës Speciale. Pa marrë parasysh se kush do t`i fitojë zgjedhjet, që unë besoj se Lëvizja Vetëvendosje, nuk ka kurrfarë pengese dhe askush nuk ka fuqi juridike që ta ndërpres punën e Speciales, bile nuk kanë as fuqi politike as që ta shtyjnë fillimin e punës së saj. Krejt kjo duke iu falënderuar një pjese të deputetëve që kanë qenë 83 prej tyre që kanë votuar kundër interesit të shtetit të tyre dhe një pjesë e tjetër me siguri do të jenë të akuzuar nga kjo gjykatë. Ata kështu e kanë humbur mundësinë që gjykimet e ardhshme t`i quajnë gjykime politike, sepse është shteti i vetëm ku deputetët e një Kuvendi sovran votojnë gjykatë kundër vetes”, është shprehur ai.

Sipas Gashit, pushtetit që po i mban të izoluar qytetarët e Kosovës nga lëvizja e lirë, do t`i vjen fundi më 11 qershor, ditën e zgjedhjeve. /Indeksonline/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori