LAJMI I FUNDIT:

Pas roleve me shumë yje të njohura, aktori shqiptar aktron edhe pranë Will Smithit (Foto)

Pas roleve me shumë yje të njohura, aktori shqiptar aktron edhe pranë Will Smithit (Foto)

Aktori shqiptar, Marko Caka, ka bërë të ditur se në vitin e ardhshëm do të nisë xhirimet me të famshmin Will Smith. Ai e ka publikuar një fotografi të përbashkët me aktorin dhe reperin për të paralajmëruar filmin e ri.

“Faleminderit Zotit në vitin e ardhshëm në xhirime së bashku”, shkruan mes tjerash Caka, njofton Telegrafi.


Tash në film edhe me Will Smithin

Ai aktualisht është duke xhiruar skenat e filmit “Ocean’s Eight”, në të cilin luajnë Matt Damon, Cate Blanchett, Dakota Fanning, Anne Hathaway, Sandra Bullock, Rihanna dhe të tjerë.

Marko Caka është një aktor me prejardhje nga Shkodra, djali i Prend Cakës dhe Leze Cakës. Origjina e tij e largët është nga Ferizaji i Kosovës. Marko është rritur në Athinë ku ka qëndruar për 19 vjet dhe pastaj është zhvendosur në New York. Për një dekadë ka qenë korrespondent mediatik duke i mbuluar evenimentet e rëndësishme të filmit dhe sportit në Evropë, ndërsa ka intervistuar artistë të famshëm, yje të sportit dhe liderë botërorë të politikës.

Marko Caka krahas Sandra Bullock, Anne Hathaway, Cate Blanchett e Matt Damonit në "Ocean 8" (Foto)
Lexo po ashtu Marko Caka krahas Sandra Bullock, Anne Hathaway, Cate Blanchett e Matt Damonit në "Ocean 8" (Foto)

Karrierën filmike e nisi falë mbështetjes së aktorëve që i kishte intervistuar paraprakisht, ndërsa talenti i tij bëri që të fitonte besimin e filmbërësve të mëdhenj, si Steven Spielberg , Martin Scorsese e Timothy Van Patten.

Ka luajtur në filma e serial televizive krahas yjeve, si Steve Buscemi (“Boardwalk Empire” 2014), Tom Hanks (“Bridge of Spies”, 2015), Jim Belushi (“Show Me a Hero” 2015) e Ben Affleck (“Batman v Superman: Dawn of Justice” 2016), pastaj ka luajtur me aktorë, si George Clooney, Julia Roberts, Megan Fox e të tjerë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina

"Më kujtohet sa me fat jam që ishe nëna ime", Adelina dhe Zanfina kujtojnë Monën në tetë vjetorin e vdekjes së saj

Magazina
Kalo në kategori