LAJMI I FUNDIT:

Pas modeleve, kemi edhe modelin shqiptar që pozon nudo (Foto)

Pas modeleve, kemi edhe modelin shqiptar që pozon nudo (Foto)

Ani Saliasi është shqiptari i cili po bën revolucion dhe thyen tabu me zhveshjet e tij që nga Amerika e largët e deri në Japoni, duke bërë për vete shumë fansa e shumë femra për shkak të formave trupore, duke u parë kështu me një sy tjetër si një nga meshkujt më seksi dhe zbulim i viteve të fundit – shkruan Panorama Plus.

“Jam ‘bodibulder’ natyral, model dhe instruktor fitnesi. Gjatë gjithë kësaj eksperience dhe gjatë viteve të trajnimit, kam mësuar shumë gjëra, të cilat dëshiroj t’i ndaj me ju miq të dashur në faqen time. Jam me origjinë nga Tirana, familja ime dhe unë kemi emigruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kur unë isha vetëm 10 vjeç”.

“Menjëherë pas vendosjes sonë në Amerikë, unë kam filluar trajnimin në sporte të ndryshme, si dhe në një terapi fizikale me një program të larmishëm, duke rregulluar kështu muskujt e trupit. Pas rritjes, unë fillova të bëhem më kompetent në bodybuilding duke fituar kështu shumë çmime e tituj, ndërkohë jam shfaqur në shumë revista, libra dhe publikime”, këtë përshkrim i ka bërë vetes 27-vjeçari në faqen e tij në Facebook. /Telegrafi/