LAJMI I FUNDIT:

Pas mitingut, Basha përfundon në spital

Pas mitingut, Basha përfundon në spital

Rreth 76 persona, mes tyre edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kanë përfunduar në orët e para të mëngjesit në spital.

Policia e Tiranës njofton se të gjithë kanë qenë me simptoma të ngjashme, kryesisht djegie në sy dhe skuqje lëkure në pjesët e sipërme të trupit. Policia thotë se, pas verifikimeve paraprake, rezulton se të gjithë kanë qenë pjesëmarrës në aktivitetin e zhvilluar nga Partia Demokratike, dje në mbrëmje, në orën 19:00, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për hapjen e fushatës së zgjedhjeve të 25 qershorit.

Policia njofton se pasi janë mjekuar, të gjithë shtetasit janë larguar për në banesë, ndërsa vetëm 3 prej tyre, të cilët kanë patur më tepër shqetësime, po mbahen nën kujdesin e mjekëve në spital.

Ndërkohë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të niste sot turin e takimeve nëpër Shqipëri. Selia Blu njoftoi oraret për takimet në Lushnje dhe Divjakë, por më pas, në një njoftim të dytë u tha se takimet do të zhvillohen, por pa pjesëmarrjen e kryetarit Basha.

QSUT pritet që të ketë një komunikim për mediat në orët në vijim, ndërsa vendi i mitingut të djeshëm të Partisë Demokratike është rrethuar me shirit. Policia thotë se në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës është ngritur grupi hetimor me ekspertë nga Policia e Shtetit, Garda e Republikës dhe  struktura të specializuara të Forcave të Armatosura. Po ashtu, policia thotë se po kryhen gjithë ekzaminimet e nevojshme në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të përcaktuar shkakun që provokoi simptomat si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori