LAJMI I FUNDIT:

Pas Kinës, Apple fillon prodhimin edhe në Indi

Pas Kinës, Apple fillon prodhimin edhe në Indi

Muajin e kaluar, Apple zgjodhi kompaninë Wistron si prodhuesin kryesor për të gjithë iPhone në Indi. Kompania tajvaneze ka ndërtuar një fabrikë në Bangalore për të filluar me prodhimin lokal.

Sipas burimeve të industrisë të cilat kanë deklaruar për Reuters, montimi i iPhone SE do të fillojë në muajt e ardhshëm. Produkti mesatar i Apple është gati një vit i vjetër dhe në të njejtën kohë është pajisja më e lirë që ofron kompania në Indi.

Apple ka dërguar 2.5 milionë iPhone në Indi gjatë vitit të kaluar, që është shuma më e madhe që kompania ka shitur ndonjëherë.

Sektori i pajisjeve premium në Indi është udhëhequr nga Apple vitin e kaluar me 62, për qind pjesëmarrje në treg.