0Shares

Brenda dy ditësh pritet që të përzgjidhen emrat që do t’i dërgohen Kuvendit të Kosovës, i cili pastaj do t’i vërë në votim për të zgjedhur guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës.

Kryetari i panelit përzgjedhës, Sejdi Rexhepi, i ka thënë KTV-së se të gjithë emrat e atyre që kanë konkurruar u janë dërguar institucioneve relevante, të cilat do të duhet të kryejnë procesin e evidentimit të të dhënave të prezantuara nga kandidatët, si dhe nëse postet aktuale që i mbajnë bien ndesh me konkurrimin e tyre.

Rexhepi ka thënë se pas marrjes së informatave do të mblidhet paneli, i cili do të votojë për kandidatët dhe se ata që do të marrin më shumë vota, do të shkojnë për votim në Kuvendin e Kosovës. /Telegrafi/

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)