LAJMI I FUNDIT:

Pas Buffonit, edhe Barzagli e falënderon Bonuccin: Ne e dimë të vërtetën (Foto)

Pas Buffonit, edhe Barzagli e falënderon Bonuccin: Ne e dimë të vërtetën (Foto)

Andrea Barzagli ka thyer heshtjen e tij për t’i thënë lamtumirën e tij ish-bashkëlojtarit te Juventusi, Leonardo Bonuccit, i cili u bashkua me Milanin.

Deri më tani, vetëm Gianluigi Buffon ka përshëndetur publikisht mbrojtësin italian, i cili u largua për rivalët e Serie A pas shtatë vjetësh të kaluara në Torino.

Vetëm një juventin deri më tani i tha faleminderit për gjithçka Bonuccit
Lexo po ashtu Vetëm një juventin deri më tani i tha faleminderit për gjithçka Bonuccit

Gjatë këtyre shtatë viteve, Bonucci bëri shumë miq të mirë te Zonja e Vjetër dhe u bë idhull i tifozëve për atë çfarë jepte në fushë, por ndarja me klubin nuk është pritur mirë.

Pas largimit të tij dolën shumë fjalë se qendërmbrojtësi italian gjatë finales së Ligës së Kampionëve ndaj Realit, pati konfrontim me Dani Alvesin, ndërsa më mirë nuk i kishte punët as me Paolo Dybalan dhe trajnerin Max Allegri.

Alves mohon incidentin me Bonuccin (Foto)
Lexo po ashtu Alves mohon incidentin me Bonuccin (Foto)

Megjithatë, ish-partneri i tij në mbrojtjen e Juventusit dhe Italisë, Barzagli është përkujdesur ta përshëndet mikun e tij, duke ia kujtuar arritjet e mëdha që patën së bashku dhe duke i thënë se ata e dinë të vërtetën e largimit.

“Ne patëm vite fantastike së bashku si shokë, plot fitoreve dhe arritje të mëdha”, ka shkruar fillimisht Barzagli në Instagram.

Motra e Chiellinit ‘godet’ keq Bonuccin pas transferimit te Milani (Foto)
Lexo po ashtu Motra e Chiellinit ‘godet’ keq Bonuccin pas transferimit te Milani (Foto)

“Ne kemi përmirësuar njëri-tjetrin, kemi mbështetur dhe gjetur një raport së bashku me Gigin dhe Giorgion që kurrë më parë nuk e kisha përjetuar”, përcjell Telegrafi.

“Duket e çuditshme të mos ju shoh në dhomën e zhveshjes, të njëjtën dhomë zhveshjes që kohëve të fundit e kanë përshkruar si ndarje, me shpikje dhe fantazi në rreshta dhe përplasje”.

“Por ne e dimë të vërtetën. Fat të mirë për aventurën tuaj të re, Leo”, përfundoi shkrimin mbrojtësi italian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori