LAJMI I FUNDIT:

Pas Brexit, kërkohet zhvendosja e Autoritetit Bankar Europian në Frankfurt

Pas Brexit, kërkohet zhvendosja e Autoritetit Bankar Europian në Frankfurt

Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schaeuble kërkon që Autoriteti Bankar Europian të zhvendoset nga Londra në Frankfurt, ndërkohë që Britania zhvillon negociatat për të dalë nga Bashkimi Europian.

Agjencia rregullatore, që harton dhe koordinon rregullat bankare përreth bllokut, duhet të rivendoset pas daljes së Britanisë, për shkak se të gjithë agjencitë e Bashkimit Europian janë të pozicionuara brenda vendeve anëtare.


Frankfurti, qendra financiare e Gjermanisë, është aktualisht vendndodhja e shumë bankave private, bursës kryesore te vendit (Deutsche Borse), autoritetit mbikëqyrës federal BaFin, Bundesbankës dhe Bankës Qendrore Europiane.

Sipas Schaeuble, Frankfurti përbën një vendndodhje unike, krahasuar me qendrat e tjera financiare të rajonit. “Shumë prona në qendër të qytetit janë të disponueshme për përdorim të menjëhershëm”, tha ministri, duke shtuar se ekziston gjithashtu një fuqi punëtore e kualifikuar.

Propozimi ka gjasa të diskutohet gjatë javës që vjen, tregojnë burime për Reuters. /Telegrafi/