LAJMI I FUNDIT:

Partitë shqiptare kërkojnë ”gjuhën shqipe”, Hahn kërkon të vonohet kjo reformë (Dokument)

Partitë shqiptare kërkojnë ”gjuhën shqipe”, Hahn kërkon të vonohet kjo reformë (Dokument)

Gjuha shqipe është mollë sherri në mes partive shqiptare dhe LSDM-së për vazhdimin e ”jetës” së Qeverisë edhe pas 100 ditëve, shkruan Telegrafi Maqedoni.

TV21 siguroi “Udhërrëfyesit për Reforma Urgjente” që qeveria e miratoi para dy ditëve. Ligji për gjuhën shqipe është pjesë e këtij dokumenti, kurse afati për miratimin e ligjit është gushti i këtij viti.


Euro-komisari Johannes Hahn, ka pyetur partitë shqiptare për mundësinë që të prolongohet miratimi i ligjit, por liderët shqiptar kanë qenë kategorik, ligji për gjuhën shqipe të bëhet brenda 3 muajve.

Përndryshe, Arben Taravari nga LR-PDSH-ja në emisionin Fol Tash në TV Koha tha se nëse nuk bëhet ligji për gjuhën shqipe, partitë shqiptare dalin nga Qeveria e Maqedonisë. /Telegrafi/