LAJMI I FUNDIT:

Partitë serbe pa “Kosovo i Metohija”

Partitë serbe pa “Kosovo i Metohija”

Partitë politike nga Serbia mund të marrin pjesë në zgjedhjet lokale në Kosovë në rast se regjistrohen sipas ligjeve të Kosovës. Njohës të kësaj çështjeje vlerësojnë se këto subjekte politike duhet të përshtatin platformën politike sipas kontekstit politik dhe juridik në Kosovë, duke mos përsëritur faktin se aktualisht ka parti në mbajnë akronimin “Kosovo i Metohija” dhe veprojnë në Kuvendin e Kosovës.

Shefja e Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike në KQZ, Miradije Mavriqi ka thënë se çdo parti politike që dëshiron të marrë pjesë në zgjedhje duhet të regjistrohet në Kosovë. Ajo ka shpjeguar se ata persona që pretendojnë të jenë bartës të asaj partie duhet të jenë banorë të Kosovës dhe të jenë të shënuar në regjistruar në regjistrat civilë.

“Vetëm një parti serbe që vepron në veri të Kosovës është e regjistruar qe tre vjet në KQZ. Ndërsa, tash tre persona që përfaqësojnë subjekte politike nga veriu kanë ardhur te ne, kanë marrë dokumentacionet e duhura, formularët, listat për nënshkrime, por nuk kanë aplikuar ende”, ka shpjeguar Mavriqi, për Telegrafin.


Ajo ka shpjeguar se partitë politike që janë të regjistruara në Serbi, në rast se aplikojnë në Kosovë duhet që ta përshtatin platformën e tyre sipas ligjeve të Kosovës. Mavriqi ka deklaruar se ka ndodhur që një parti e regjistruar në Maqedoni është e regjistruar dhe funksionon në Kosovë.

“Nevojiten 500 nënshkrime për të regjistruar një parti. Edhe në rastin e partive nga veriu, bartësit e tyre të nacionalitetit serb duhet të jenë të evidentuar në regjistrat civilë të Kosovës. Gjithashtu, duhet pasur parasysh se nëse shpallen zgjedhjet, pastaj nuk kanë më afat për të konkurruar për regjistrim”, ka shpjeguar Mavriqi.

Anëtari i KQZ-së, Fadil Maloku ka organizuar një sondazh në rrjetet sociale, në të cilin kërkohet mendimi për pjesëmarrjen në zgjedhje të partive politike serbe. Ai ka thënë se ka shumë indikacione se në zgjedhjet lokale do të marrin pjesë shumë parti politike që janë të regjistruara në Serbi, që është një sfidë për KQZ-në.

“Sfida është nëse KQZ-ja do t’i monitorojë ato me ndihmën e OSBE-së, apo kjo organizatë ndërkombëtare do t’i organizojë e vetme pa KQZ-në. Unë mendoj që vetëm KQZ-ja është autoriteti i vetëm ligjor, moral dhe juridik që t’i organizojë ato zgjedhje në këtë pjesë të Kosovës”, ka theksuar Maloku, për Telegrafin.

Maloku ka thënë se do të ishte mirë që komuniteti serb të orientojë ambiciet e veta sociale, ekonomike dhe politike në drejtim të shtetit të Kosovës. Sipas tij, kjo varet nga zbatimi i marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ish-kryetari i KQZ-së, Mazllum Baraliu, ka thënë për Telegrafin se çdo grup qytetarësh që pretendon të bëhet subjekt politik duhet të përgatis dokumentacionet sipas ligjeve, ndërsa partitë që nuk i përshtaten rregullativës ligjore nuk mund të regjistrohen.

“Fatkeqësisht është lejuar edhe më herët që në Kuvendin e Kosovës të regjistrohen parti politike që mbajnë mbajnë akronimin ‘Kosovo i Metohija’, e jo emrin kushtetues të shtetit të Kosovës. Deri tash është toleruar kjo, por nuk ka bazë kushtetuese as KQZ-ja që të regjistrojë subjekte politike me emra fyes edhe me emra të njëjtë me një subjekt tjetër politik”, ka thënë Baraliu. (A. Fazliu) / Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
“Pavarësisht kërcënimeve prej nga vijnë jemi të gatshëm t’i ndërmarrim masat e nevojshme”, KFOR-i publikon një video-mesazh

“Pavarësisht kërcënimeve prej nga vijnë jemi të gatshëm t’i ndërmarrim masat e nevojshme”, KFOR-i publikon një video-mesazh

Lajme
Kalo në kategori