LAJMI I FUNDIT:

Partitë politike në Maqedoni urojnë festën e Fitër Bajramit

Partitë politike në Maqedoni urojnë festën e Fitër Bajramit

Partitë politike në Maqedoni me rastin e festës së Fitës Bajramit kanë uruar besimtarët mysliman në vend. Mesazhi i përgjithshëm i tyre është që të mbizotërojë solidariteti dhe mirësia tek të gjithë, njofton Telegrafi Maqedoni.

PDSH:


“Uroj që sakrifica e agjërimit dhe ibadetet gjatë muajit të madhërishëm të Ramazanit të kthehen në mirësi, paqe e begati në shtëpitë dhe familjet tuaja.

Në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare të gjithë besimtarëve të fesë islame ua uroj festën e Fitër Bajramit duke ju dëshiruar shëndet të plotë, mirëqenie dhe mbarësi”.

Lëvizja Besa:

“Pas një muaj agjërimi, me përkushtim e devotshmëri, sot po dalim në ditën e Bajramit të Madh, duke shpresuar se krejt përpjekjet e adhurimet tona të jenë pranuar dhe ky Ramazan të ketë qenë një shteg drejt kalitjes për sfidat që na presin në rrugëtimin tonë.

Me këtë rast të gjithë besimtarëve muslimanë jua uroj këtë festë madhështore, duke u lutur që këto ditë Bajrami t’i kaloni në gjirin tuaj familjar në harmoni e lumturi.  Paçi Bajram të mbarë dhe të lumtur! Urime për shumë mote Fitër Bajrami!”

LR-PDSH:

“Sot është dita e fundit e muajit të bekuar të Ramazanit gjatë të cilit besimtarët mysliman agjëruan për 29 ditë duke bërë kështu sakrificë në këto ditë të nxehta të verës, vetëm për të arritur kënaqësinë e Zotit dhe për tu solidarizuar edhe me të varfrin, skamnorin apo ndokënd që nuk e ka “luksin ” e të ushqyerit tri herë në ditë!

Muaji i Ramazanit ngërthen në vete një afërsi të madhe mes njerëzve, shtohet dashuria dhe solidariteti. Edhe ky Ramazan ishte i tillë dhe përçoi elemente të tilla edhe në vendit tonë.

Pa dyshim se pas çdo sakrifice , mundimi apo lodhjeje vjen shpërblimi, freskia apo e mira dhe gëzimi dhe festa për komunitetin mysliman është festa e Fitër Bajramit, me ç’rast shfrytëzoj rastin që gjithë vëllezërve dhe motrave t’ju uroj festën duke ju dëshiruar paqe, harmoni, lumturi dhe dashuri në familjet e juaja, hapësirat ku jetoni e veproni, vendin ku ndodheni e ku punoni .

Qofshi çdo herë të lumtur dhe festofshim çdo herë së bashku!”

UNITETI: 

“Kryetari i partisë UNITETI, Gjen.Gëzim Ostreni të gjithë besimtarëve mysliman ua uron festën e Fitër Bajramit. Le të jetë kjo festë e shenjtë momenti i solidaritetit dhe dashurisë ndër njerëzit, i lumturisë sonë dhe për të afërmit tonë”

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori