LAJMI I FUNDIT:

Partitë politike në fazën “testuese” për krijimin e qeverisë, vendit nuk i duhet një qeveri e varur nga Lista Serbe

Partitë politike në fazën “testuese” për krijimin e qeverisë, vendit nuk i duhet një qeveri e varur nga Lista Serbe

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit, vlerësohet se nuk kanë nxjerrë një koalicion apo parti politike si fituese bindëse të zgjedhjeve.

Andaj, lidhja e koalicioneve paszgjedhore mbetet e pashmangshme nëse synohet të evitohen zgjedhjet e reja. Tashmë veç kanë filluar “pazaret” për koalicione paszgjedhore.


Kujtojmë se pak ditë më parë, kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti ju bëri thirrje koalicionit LDK-AKR-Alternativa dhe disa deputetëve të koalicionit PAN që nuk duan të vazhdojnë me regjimin e vjetër, t’i bashkohen në bisedime VV-së për krijimin e qeverisë të udhëhequr nga ta.

Së fundmi kandidati për deputet i Nisma për Kosovën, Haxhi Shala dhe ai i AAK-së, Anton Berisha kanë thënë se në rast se nuk plotësohen kërkesat e tyre do të dalin nga koalicioni me PDK-në.

Madje Berisha i AAK-së ka thënë se do të ishte i qëlluar një koalicion paszgjedhor mes AAK-së dhe Vetëvendosjes.

Lidhur me këtë se a do të mund të ndodhte ndarja e koalicionit PAN, analisti Imer Mushkolaj ka thënë për Telegrafin se Ramush Haradinaj do të tentojë të arrijë me çdo kusht krijimin e qeverisë.

“Ramush Haradinaj e ka marrë obligim që ta krijojë qeverinë me të në krye, kështu që do të bëjë çmos që ta arrijë këtë qëllim. Por, nëse nuk ia del, atëherë mund të hyjnë në lojë edhe opsione të tjera”, ka thënë Mushkolaj.

Ai ka shtuar se nuk e di nëse AAK e Nisma mund t’i bashkohen Vetëvendosjes për krijimin e qeverisë.

“Ajo që dihet tashmë është se vendit nuk iu duhet një qeveri e shumicës së thjeshtë, e cila mbase edhe mund të krijohet. Aq më pak, vendit nuk i duhet një qeveri e varur nga Lista Serbe”, u shpreh Mushkolaj.

Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje ishte befasia më e madhe e këtyre zgjedhjeve, pasi ka arritur të dyfishojë besimin e qytetarëve, në krahasim me zgjedhjet e vitit 2014.

Në bazë të rezultateve të Komisionit Qendror Zgjedhor, Vetëvendosje ka dalë e dyta me 27.1% të votave, menjëherë pas koalicionit midis Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, i cili ka siguruar 33.9% të votave.

Pas Vetëvendosjes, me mbi 25%, ka dalë koalicioni ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës Kosova e Re dhe Alternativës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori