Partitë politike dhe zgjedhjet në Kosovë
Etimologjikisht, fjala parti rrjedh nga fjala latine pars – pjesë e një tërësie, dhe folja partire që d.m.th. ndarje ose mbajtje e anës së caktuar. Bëhet fjalë për grup që formohet me ndarjen nga grupi tjetër ose tërësi e cila mban anën e vet, për shkak të së cilës është në konflikt me grupin tjetër.
Përndryshe, partia politike është organizim i përhershëm politik i mendimtarëve me ide të njëjta, të cilat në mënyrë demokratike luftojnë për pushtet ose për ndikim në pushtet.
Pluralizmi politik është vlerë themelore e rregullimit kushtetues në Republikën e Kosovës (neni 7 paragrafi 1 dhe 2).
Ndërsa, në vendin tonë partitë tona kanë mungesë të traditës, demokracisë dhe të kulturës demokratike politike; nuk përkujdesen dhe nuk preferojnë dialogun dhe tolerancën për interesin e vendit, por vetëm atëherë kur kanë interesa personale dhe klanore.
Marrëdhëniet ndërpartiake më shumë janë relacion i armiqve partiakë, se sa partnerë dhe jomendimtarë të njëjtë partiak.
Programet dhe aktivitetet e partive politike nuk kanë dallime të dukshme në mes veti. Shumica e partive politike as nuk kanë një orientim të qartë programor dhe bëjnë gara se cila parti do të jetë më e djathtë se tjetra.
Arsyeja pse ndodh e gjithë kjo në vendin tonë është se shumica e partive politike të majta nga qytetarët identifikohen gabimisht si parti me mendësi komuniste.
Origjina e termave majtas dhe djathtas vjen nga revolucioni Francez. Reformatorët uleshin në anën e majtë në mbledhjet e Asamblesë Kombëtare Franceze, ndërsa monarkistët dhe aristokracia uleshin në të djathtë. Në atë kohë termat e majtë dhe e djathtë nuk përbënin një përcaktim politik, por me kalimin e kohës këto terma u politizuan. E djathta nënkuptonte mbështetje për interesat e aristokracisë dhe monarkisë, ndërsa e majta të kundërtën.
Në demokracinë bashkëkohore me të majtën nënkuptojmë çështjet e tilla si barazia, ulja e varfërisë, drejtësia sociale, të drejtat e punëtorëve, sindikalizimi etj.
Ndërsa me të djathtën nënkuptohet ruajtja e pushtetit dhe pasurisë në duart tradicionale, solidariteti kombëtar, tradita, stabiliteti social etj.
Partive politike në Kosovë ajo se çfarë ju intereson nuk janë programet politike, as zhvillimi ekonomik dhe social, as zbutja e papunësisë, as integrimi i vendit, por vetëm votat e qytetarëve për të ardhur në pushtet dhe realizimi i qëllimeve dhe interesave të tyre personale, ashtu siç kanë vepruar deri më tani.
Duke e ditur që ketë vit do të mbahen zgjedhjet lokale dhe gjasat pothuajse janë shumë të mëdha që të mbahen edhe zgjedhjet e përgjithshme, subjektet tona politike kanë filluar aktivitetet e tyre elektorale, edhe pse zgjedhjet nuk do të mbahen deri në vjeshtën e këtij viti.
Nga shumë analistë politikë kjo mund të vlerësohet si gjë e mirë, por në ketë rast nuk ka diçka pozitive, sepse subjektet politike po iu kthehen qytetarëve dhe halleve të tyre vetëm atëherë kur ata po kanë nevojë për votat e tyre, jo për t’i zgjidhur ato probleme e ato halle, por vetëm për t’i marrë ato vota dhe për të ikur e mos t’u dukur deri në zgjedhjet e ardhshme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSkandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më
"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort
Barcelona po e shet për 100 milionë euro lojtarin që e mori për vetëm pesë milionë
Llukarevska: Pendarovski shkon në raundin e dytë
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert