0Shares

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) dhe subjektet politike po vazhdojnë përgatitjet për zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen më 22 tetor, përderisa këtyre të fundit i mbeten edhe tetëmbëdhjetë ditë kur përfundon koha për aplikim në KQZ.

22 gushti është data e fundit kur subjektet politike do të vendosin nëse do t’i hyjnë garës për zgjedhjet lokale, si të vetme apo në koalicion.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale është 22 gushti.

“Pra, deri në këtë datë subjektet politike duhet të dorëzojnë listat e kandidatëve për kryetarë të komunave dhe për asamble komunale”, tha ai.

Sipas tij, deri më tani në KQZ nuk ka ndonjë aplikim të përmbyllur.

“Sigurisht se ka pasur interesim lidhur me kushtet të cilat duhet të plotësohen për të aplikuar”, tha Elezi.

Ai shtoi se përgatitjet për zgjedhjet lokale janë duke shkuar sipas dinamikës së paraparë./KP/Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)