LAJMI I FUNDIT:

Partitë emërojnë shefat e shtabeve zgjedhore për zgjedhjet e 11 qershorit

Partitë emërojnë shefat e shtabeve zgjedhore për zgjedhjet e 11 qershorit

Partitë emërojnë shefat e shtabeve zgjedhore për zgjedhjet e 11 qershorit Partitë emërojnë shefat e shtabeve zgjedhore për zgjedhjet e 11 qershorit

Ka mbetur edhe pak më shumë se dy javë deri në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

E partitë politike pas marrëveshjeve për koalicion parazgjedhor mes vete, kanë nisur përgatitjet për procesin zgjedhor, shkruan Indeksonline.

Ato tashmë kanë caktuar edhe shefat e shtabeve zgjedhore që do të njoftohen hollësisht për ecurinë e zgjedhjeve.

Partia më e madhe në vend, PDK ende nuk ka vendosur përfundimisht se kë do ta emëroj shef. Sipas burimeve të Indeksonline, në parti po përfliten dy emra, Hajredin Kuçi ose Bajrush Xhemajli.

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës është vendosur që shef i shtabit zgjedhor të jetë kandidati për kryeministër i koalicionit LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti.  Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline, Arban Abrashi i LDK-së.

E AAK-ja në zgjedhjet e 11 qershorit e ka përzgjedhur për shef të shtabit zgjedhor Valon Tolajn, i cili e  ka konfirmuar për Indeksonline vet emërimin e tij.

Shkodran Hoti i Vetëvendosjes ka thënë se kjo parti ka vendosur që në zgjedhjet e parakohshme ta ketë shef të shtabit Besnik Bislimin.

Edhe Nisma për Kosovën ka emëruar tashmë shefin e shtabit. Është Endrit Shala i përzgjedhuri i partisë, gjë të cilën e ka konfirmuar vet ai.

Aleanca Kosova e Re që në zgjedhjet e 11 qershorit garon më LDK-në dhe Alternativën, ka emëruar shef të shtabit zgjedhor Rrahim Pacollin.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori