LAJMI I FUNDIT:

Partia e Drejtësisë kërkon besimin e qytetarëve në Gjakovë

Partia e Drejtësisë kërkon besimin e qytetarëve në Gjakovë

Partia e Drejtësisë, ka mbajtur tubim me qytetarët e Gjakovës, ku janë prezantuar dy kandidatët për deputetë nga kjo parti dhe është shpalosur programi politik për Zgjedhjet Parlamentare 2017.

Lideri i PD-së, Ferid Agani në fjalën e tij drejtuar qytetarëve të Gjakovës tha se janë në një periudhë kohore, e cila ka rëndësi të veçantë për shtetin.


“Partia e Drejtësisë në këtë periudhë parazgjedhore ka vendosur që të radhitët në një koalicion, i cili qytetarëve të vendit iu premton një ‘Fillim të Ri’, një fillim të shtetit në baza me të shëndosha me të cilat është duke funksionuar,” u shpreh Agani para qytetarëve të Gjakovës.

Agani theksoi se Partia e Drejtësisë, ka dhënë kontributin të fuqishëm në Ministrinë e Shëndetësisë dhe në Ministrinë e Mjedisit.

Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës, Ardian Sejdiu, tha “Partia e Drejtësisë meriton të ngritët mbi sferën politike, është parti që meriton t’i jepet mundësia të flet në Kuvendin e Kosovës, për faktin se me mençurin programore i barazon politikat e shtetit dhe natyrisht se e orienton shtetin drejtë politikave efikase”

Ai tha se Kuvendi i Kosovës, domosdoshmërisht ka nevojë për Partinë e Drejtësisë dhe institucionet e Kosovës kanë nevojë për kuadro të PD-së.

Ndërsa, kandidatja për deputet nga radhët e PD-së, Mejreme Uka, në fjalën e saj drejtuar qytetarëve të shumtë të Gjakovës u zotua se do të jetë zë i fuqishëm, për t’i mbrojtur vlerat e qytetarëve, vlerat  kombëtare fetare, do të jetë në shërbim të qytetarëve që të kenë një të ardhme më të mirë. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori