LAJMI I FUNDIT:

Parlamenti shkarkon presidenten e Koresë së Jugut

Parlamenti shkarkon presidenten e Koresë së Jugut

Me 234 pro dhe vetëm 56 kundër, parlamenti i Koresë së Jugut ka shkarkuar nga detyra presidenten e vendit, Park Geun-hye, e cila u përfshi në një skandal korrupsioni.

Mocioni kundër presidentes është pritur me gëzim nga qindra protestues, të cilët gjatë ditëve të fundit kanë mbushur sheshet e kryeqytetit.


Pas parlamentit, i cili i kaloi kompetencat e presidentit të vendit kryeministrit aktual, Park pritet të dëgjojë edhe fjalën e anëtarëve të Gjykatës Kushteteuse për fatin e saj.

Vlen të theksohet se 9 anëtarët e gjykatës janë vendosur në postet e tyre pikërisht nga presidentja e larguar, përcjell tvklan.

Pas votimit në parlament, Park Geun-hye tha se e pranon solemnisht zërin e popullit dhe të parlamentit.

Presidentja koreano – jugore akuzohet për abuzim me pushtetin dhe ndihmën e dhënë një shoqeje të ngushtë për të zhvatur para në mënyrë abuzive nga kompanitë e Koresë së Jugut.

Në trend Botë

Më shumë
E thotë kryeministri britanik: Nëse mposht Ukrainën, Putini nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë

E thotë kryeministri britanik: Nëse mposht Ukrainën, Putini nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë

Botë
Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Bosnja
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Botë
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Botë
Kalo në kategori