LAJMI I FUNDIT:

Parku i Sarajit i lënë pas dore (Video)

Parku i Sarajit i lënë pas dore (Video)

Mungesa e rekuizitave dhe lodrave për fëmijë, si dhe mungesa e tualeteve nuk janë karakteristikë vetëm e parkut të Çairit. Situatë e ngjashme mund të haset edhe në lokacionet tjera rekreative që janë ndër më të njohurat në Bashkinë e Shkupit, në lagjet ku banojnë shqiptarët.

Mungesa e rekuizitave dhe lodrave për fëmijë, si dhe mungesa e tualeteve nuk janë karakteristikë vetëm e parkut të Çairit. Situatë e ngjashme mund të haset edhe në lokacionet tjera rekreative që janë ndër më të njohurat në Qytetin e Shkupit, në lagjet ku banojnë shqiptarët.


Ekipi i TV Shenja u ndalua nga sigurimi i parkut të inçizojë pamje me arsyetimin se nuk mund të incizojnë pa marrë paraprakisht leje të posaçme nga ndërmarrja “Parqet dhe gjelbërimet”

Parku i Sarajit posaçërisht është i vizituar gjatë festës së 1 Majit, duke tërhequr qindra vizitorë. E përderisa nga kjo datë na ndajnë vetëm 8 ditë, parku i Sarajit do t’i presë vizitorët pa tualete të rregulluara, pa lodra për fëmijë dhe pa ndonjë ndryshim të theksuar nga vitet paraprake./Telegrafi/