LAJMI I FUNDIT:

Parku i Biznesit, 7 vjet pa impiant të ujërave të zeza

Parku i Biznesit, 7 vjet pa impiant të ujërave të zeza

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë e Republikës së Kosovës, Hykmete Bajrami, gjatë një vizite në Parkun e Biznesit në Drenas ka siguruar se së shpejti do të zgjidhet problemi i impiantit të ujërave të zeza, një projekt që ka ngecur që nga viti 2010. Parku i Biznesit në Drenas, projekti më kapital i Qeverisë së Kosovës

Impianti i Ujërave të zeza në Parkun e Biznesit në Drenas ende nuk është ndërtuar, ndonëse ky projekt është paraparë që të përfundojë në vitin 2010. Problemi me pronat nëpër të cilat është planifikuar të ndërtohet impianti ka bërë që Parku i Biznesit në Korroticë të Epërme të Drenasit të funksionojë pa të, ndërsa ka nxitur edhe reagimin e ministres së Tregtisë dhe Industrisë së Republikës së Kosovës, Hykmete Bajrami, e cila ka siguruar se ky problem do të zgjidhet shpejt.


“Ne, së bashku me Komunën e Drenasit, kemi krijuar kushte brenda parkut, por si problem i pazgjidhur ende ka mbetur impianti i ujërave të zeza, por për këtë arsye kemi dalë në vend që ta gjejmë një zgjidhje të përbashkët, e nëse nuk gjendet zgjidhje, atëherë do të zbatohet ligji”, tha ministrja Bajrami. /Zëri/Telegrafi/