LAJMI I FUNDIT:

Parkimet më të këqija në botë (Foto)

Parkimet më të këqija në botë (Foto)

Vetëbesimi i disa njerëzve duket se nuk ka limit, e për disa kjo ndodh pikërisht kur janë në timon.

Dëshmitarë nga e gjithë bota kanë postuar në rrjetet sociale fotografi ku shfaqin parkimet më të këqija, të ndodhura ndonjëherë.

Një foto e realizuar në Rusi tregon se si një shofer ka lënë veturën e tij në mënyrë të tërthortë, duke zënë kështu dy vende, jo vetëm një ashtu siç duhet të jetë me rregull.

Ndërsa një tjetër e shkrepur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shfaq një veturë pranë një “fast-food”-i që është parkuar në vendin e gabuar, pikërisht në rrugën e këmbësorëve, transmeton shekulli.

Fotografitë janë postuar online më pas nga “MailOnline”.