LAJMI I FUNDIT:

I pari i AKI-së rrëfehet për trenin dhe murin

I pari i AKI-së rrëfehet për trenin dhe murin

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Agron Selimaj, do të raportojë sot para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencionit Kosovar për Inteligjencë, ku për përveç tjerash ai pritet të jap detaje edhe për zhvillimet e fundit në veri të vendit.


Mbledhja e komisionit do të fillojë në ora 11:00.

Ndërkohë, ditë më parë, kryetari i këtij komisioni, Haxhi Shala njoftoi se i pari i AKI-së, së shpejti do të raportojë në komision lidhur me vendosjen e murit dhe trenin provokues që Serbia tentoi ta fus në Kosovë.