LAJMI I FUNDIT:

“Më parë do të vdisja se sa do të luaja për PSG-në”

“Më parë do të vdisja se sa do të luaja për PSG-në”

Sulmuesi i Kombëtares së Francës, Andre-Pierre Gignac, ka thënë se më parë do të pranonte të vdiste se sa të veshte fanellën e Paris Saint-Germain.

Sulmuesi 31-vjeçar është fans i madh i rivalëve të PSG-së, Marseilles.

Ai aktualisht luan në Meksikë për skuadrën e Tigres, që nga viti 2015.

Kur luante te Marseille

GIgnac ishte pjesë e Francës në kampionatin e fundit evropian.

“E urrejë PSG-në – Do të vdisja para se të nënshkruaja për ta”

“Edhe nëse do të më kishin ofruar 10 herë më shumë se fitoj, nuk do të kisha shkuar atje”.

Gignac me fanellën e kombëtares franceze

“Nuk mund ta keni idenë se si kam festuar kur Barcelona e ka shënuar golin e gjashtë në Ligën e  Kampionëve kundër tyre”.

“Kam bërtitur, vrapuar, gjithçka. Edhe gruaja ime u frikësua pak”, ka thënë Gignac.

Gignac ka shënuar 15 gola në 32 ndeshje këtë sezon. /Telegrafi/