LAJMI I FUNDIT:

Parazitët brendaqelizorë

Parazitët brendaqelizorë

Një studim i realizuar nga shkencëtarët pranë spitalit të fëmijëve St. Jude, ka treguar se si mikrobet mund ta bllokojnë prodhimin e monoksidit të azotit, një substancë shumë e rëndësishme e sistemit imun dhe të ofrojnë aludim për luftimin e baktereve.

Burimi: St. Jude Children’s Research Hospital

Këta shkencëtarë kanë zbuluar një mekanizëm me anë të të cilit patogjenët brendaqelizorë mund ta ndërpresin njërin nga armët kryesore të organizmit kundër tyre: monoksidin e azotit. Hulumtuesit vërejtën se mikrobet e bllokojnë prodhimin e monoksidit të azotit duke shkatërruar makinerinë biokimike të cilën e shfrytëzojnë qelizat imune, makrofagjet, për prodhimin e kësaj substance.

Makrofagjet janë “tanket” e sistemit imun, të cilat i sulmojnë dhe i gëlltisin bakteret dhe parazitët, pastaj i tretin me anë të enzimave dhe i ‘helmojnë’ me monoksid azoti. Megjithatë, disa patogjenë, siç janë shkaktarët e tuberkulozit dhe toksoplazmosës, mund të zhvillohen dhe të proliferojnë brenda makrofagjeve. Për ta bërë këtë, këto patogjenë brendaqelizorë ç’bllokojnë një arsenal ‘armësh’ mbrojtës të organizmit dhe në këtë mënyrë e kundërsulmojnë makrofagun me armët e veta.

Fokusimi i shkencëtarëve në këtë studim, ka qenë roli të cilin e luajnë mikroorganizmat në aktivizimin e makrofagjeve në prodhimin e enzimës së quajtur arginazë. Arginaza prodhohet vetvetiu në makrofagje, mirëpo ajo shfaqet vetëm në raste shumë specifike, përfshirë edhe rastet kur makrofagjet mund të prodhojnë shumë monoksid azoti.

“Megjithëse kemi zbuluar vetëm bazën e mekanizmit, ky studim sugjeron se mund të jetë i mundshëm zhvillimi i barnave të cilat do t’i bllokojnë patogjenët e tillë për përmbysjen biokimike, duke kthyer prodhimin e monoksidit të azotit dhe duke i fuqizuar makrofagjet për t’i luftuar invaduesit”, thotë njëri nga shkencëtarët. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori