LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Gjatë ditës së sotme zonat e ulëta dhe bregdetare dominohen nga moti i kthjellët por zonat malore të Shqipërisë moti paraqiten me kthjellime e vranësira të shpeshta, kryesisht në zonat juglindore.

Orët e pasdites por edhe gjatë natës do të karakterizohen nga mot kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.

Temperaturat e ajrit rriten në të dy vlerat ditore duke bërë që minimalja në territor të shënojë 4 gradë Celsius ndërsa maksimalja mbi 25 gradë Celsius.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi deri 28 km/h nga drejtimi verior duke bërë që në det të gjenerohet dallgëzim 2 ballë. /Telegrafi/