LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i motit, për pesë ditët e ardhshme në Kosovë: Temperaturat bien për 3-8 gradë Celsius

Parashikimi i motit, për pesë ditët e ardhshme në Kosovë: Temperaturat bien për 3-8 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që në pesë ditët në vijim do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Temperaturat maksimale do të shënojnë ulje për 3-8 gradë Celsius në rang vendi.


Nëpër territore të vogla, vranësirat mund të shoqërohen me reshje afatshkurta dhe shkarkime rrufesh, kryesisht pasditen e së hënës dhe në fundjavë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-36 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi deri 11m/s. /Telegrafi/