LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i motit, për pesë ditët e ardhshme në Kosovë

Parashikimi i motit, për pesë ditët e ardhshme në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon se në pesë ditët e ardhshme do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe i ndryshueshëm.

Vranësirat gjatë natës dhe ditën e hënë, vende-vende kanë mundësi të shoqërohen me reshje lokale shiu.


Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-31 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi mbi 11m/s. /Telegrafi/