LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë pesë ditëve të ardhshme vendi do të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Në këto kushte do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të borës të cilat fillimisht do ta përfshijnë veriun e vendit dhe më tej gjithë territorin.


Reshjet më intensive parashihen të jenë në veriperëndim të vendit dhe në jugperëndim, por edhe pjesë tjera do të kenë reshje të intensitetit më të ulët.

Temperaturat minimale do të regjistrohen të hënën diku nga -9 deri -7 gradë Celsius, kurse ditëve në vijim temperaturat minimale do të shënojnë vlerat nga -6 deri -4 gradë Celsius. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi nga 2-9m/s. /Telegrafi/