LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i motit në Kosovë, për pesë ditët e ardhshme

Parashikimi i motit në Kosovë, për pesë ditët e ardhshme

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, fushat me presion të lartë atmosferik të cilat kanë përfshirë vendin, do të vazhdojnë të jenë prezente edhe për gjatë pesë ditëve të ardhshme.

Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe intervale të gjata me diell.

Temperaturat maksimale do të jenë në rritje graduale, duke përjashtuar ditën e hënë dhe të martën ku maksimalet e ditës do të mbeten të ngjashme me këto ditë të gjysmës së dytë të javës që po e lëmë.

Nga dita e mërkurë, temperaturat maksimale do të shënojnë ngritje duke lëvizur nga 5 deri në 11 gradë Celsius, kurse temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5C deri -1 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi deri në 7m/s. /Telegrafi/