LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i motit për festën e 1 Majit në Maqedoni

Parashikimi i motit për festën e 1 Majit në Maqedoni

Drejtoria për punë hidro-meteorologjike (DPHM) njofton se gjatë kësaj fundjave moti do të jetë i ndryshueshëm dhe me mundësi për reshje të shiut, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Reshjet e shiut do të jenë më të dendura në pjesën perëndimore të vendit, ndërsa temperaturat do të lëshohen deri 5 gradë në krahasim me atë të sotshmen.


Ndërsa nga e hëna (1 maj) do të fillojë periudha ku në orët e pasdites do të ketë shi lokal me paraqitjen edhe të stuhive të rralla.

Stabilizimi i motit sipas DPHM, pritet prej ditës së martë./Telegrafi/