LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i motit në Kosovë, në pesë ditët e ardhshme: Vapë e madhe deri të premten (Foto)

Parashikimi i motit në Kosovë, në pesë ditët e ardhshme: Vapë e madhe deri të premten (Foto)

Prishtina Weather raporton se deri të premten do të ketë vapë në Kosovë, ndërsa fundjava do të jetë më e freskët me mundësi edhe për reshje shiu.

Pas rënies së temperaturave gjatë ditës së djeshme dhe motit të vranët sot në orët e mëngjesit, në ditët në vijim vapa afrikane sërish pritet të rikthehet me mot shumë të nxehtë. Mirëpo, sipas parashikimeve të fundit, në fundjavë pritet ndryshim i motit, me mundësi edhe për reshje shiu dhe rënie të temperaturave.

Nga dita e shtunë, fusha me presion të ulët nga Atlantiku do të fillojë të shtrihen mbi rajon, duke sjell vranësira me të reshura lokale shiu si dhe rënie të temperaturave.

Deri të premten temperaturat do të jenë në rritje mbi vlera mesatare, me minimale nga 17-18 gradë Celsius, e maksimale nga 35-37 gradë. Në fundjavë maksimalet do të zbresin në 31C dhe 24C, e minimalet deri në 14C.

Era do të fryeë lehtë dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 3-11m/s.

Shtypja atmosferike do të pësojë rënie nën vlera normale. /Telegrafi/