LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i motit, për vikendin në Kosovë

Parashikimi i motit, për vikendin në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që gjatë dy ditëve të vikendit, vendi do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion stabil atmosferik.

Në këto kushte do të mbajë mot i ndryshueshëm: të shtunën me intervale me diell dhe vranësira të çrregullta, ndërsa të dielën kryesisht i vranët dhe vende-vende me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.


Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 8m/s. /Telegrafi/