LAJMI I FUNDIT:

Parashikim: Man. United – Tottenham

Parashikim: Man. United – Tottenham

Manchester United e ka “o jetë, o vdekje” ndeshjen ndaj Tottenhamit, e cila sigurisht se është vështirë e kalueshme për Djajtë e Kuq.

Vendi: Old Trafford, Mançester
Koha: 11 dhjetor (e dielë), 15:15


old trafford 1

Lajmet rreth ekipeve

Manchester Untied
Eric Bailly është rikthyer në aksion ndaj Zoryas, ku United mbeti stabil në mbrojtje pa pranuar gol. Të dielën ai luan në zemër të mbrojtjes bashkë me Phil Jones.
Carrick, Darmian dhe Valencia janë ndër lojtarët që janë lënë jashtë ndeshjes në EL dhe do të kthehen si startues të dielën.
Rooney është i gatshëm që të luajë këtë fundjavë pasi mungoi në barazimin 1-1 ndaj Evertonit, ndonëse këtë javë mund ta shohë vetën në stol. Smalling dhe Shaw janë të vetmit lojtarë që janë të lënduar te ekipi i Mourinhos. Asnjëri prej tyre nuk pritet që të jenë të gatshëm dhe që të luajnë.

Mata është në dyshim të madh për duelin.

United pa Smalling dhe Shaw ndaj Tottenhamit
Lexo po ashtu United pa Smalling dhe Shaw ndaj Tottenhamit

Tottenham
Toby Alderweireld ka marrë disa minuta në fitoren ndaj CSKA-së në mesjavë dhe do të startojë në ndeshjen e tij të parë në premier Ligë që nga 15 nëntori.
Mousa Dembele është pushuar të mërkurën, por do të kthehet në formacionin startues të dielën.
Lamela dhe Janssen janë ende jashtë fushave, por Ben Davies është rikthyer në stërvitje dhe është i gatshëm për skuadrën e Pochettinos.

MANCHESTER, ENGLAND - OCTOBER 02: David De Gea of Manchester United celebrates David De Gea of Manchester United scoring their sides first goal during the Premier League match between Manchester United and Stoke City at Old Trafford on October 2, 2016 in Manchester, England.  (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)

Top lojtarët

derbi

A e dini se?

Manchester United ka barazuar në katër ndeshjet e fundit në shtëpi në Ligën Premier.

Manchester Untied ka barazuar në pjesë të parë dhe në fund të takimit në katër ndeshjet e fundit në Ligën Premier.

Manchester United është i pamposhtur në 19 nga 21 ndeshjet e fundit në shtëpi ndaj Tottenhamit në të gjitha garat.

Janë shënuar më pak se tri gola në katër ndeshjet e fundit të Unitedit në shtëpi në Ligën Premier.

Tottenhami është i pamposhtur në 13 nga 14 ndeshjet e fundit në Ligën Premier.

Janë shënuar së paku tri gola në tri ndeshjet e fundit të Tottenhamit në Ligën Premier.

Formacionet e mundshme: United - Tottenham
Lexo po ashtu Formacionet e mundshme: United - Tottenham

Analiza

Manchester United po luan mirë, por po dënohet për shkak të pa aftësisë për të shfrytëzuar rastet. Untied është gjashtë pikë prapa Tottenhamit dhe një humbje do t’i jepte fund gjasave të Djajve për një vend në top katërshe, e lëre më për titull.

Tottenhami ka filluar të gjejë ritmin në javët e fundit hde ka nevojë që të fitojë që të mbajë hapin me ekipet tjera. Pochettino dhe ekipi i tij e fillojnë duelin ndaj Unitedit me tri pikë më pak se City, por kjo mund të zgjerohet deri në fillim të ndeshjes.

Mourinho dhe ekipi i tij nuk kanë fituar dy ndeshje radhazi që nga shtatori dhe duhet të mposhtin Tottenhamin, kurse strategu portugez do t’ua bëjë të qartë lojtarëve këtë para ndeshjes. Është ndeshje e vështirë, në të cilën Tottenhami do të hyjë me vetbesim.

Por, mënyra si po luan United na bën të ditur se dueli do të jetë i paparashikueshëm, edhe pse në letra një fitore e United duket shumë e mundshme.

Parashikimi: Manchester United 3-1 Tottenham