LAJMI I FUNDIT:

Parashikim: Juventus – Atalanta

Parashikim: Juventus – Atalanta

Juventusi do ta presë Atalantën në duelin që do t’u shërbejë Bianconerëve për t’u përgjigjur pas disfatës nga Genoa, por që kjo nuk do të jetë aspak punë e lehtë për ta.

Vendi: Juventus Stadium, Torino
Koha: 3 dhjetor (e shtunë), 20:45


Juventus' coach Massimiliano Allegri looks on prior the Italian Serie A soccer match Juventus FC vs Genoa CFC at Juventus stadium in Turin, Italy, 03 February 2016. ANSA/ALESSANDRO DI MARCO

Lajmet rreth ekipeve

Juventus
Dani Alves është jashtë fushave për katër muaj pas një frakture që pësoi në këmbë. Lichtsteiner do të jetë gati për lojë.
Pamundësia e Alvesit për të luajtur nuk është brenga e vetme e Allegrit për këtë duel, pasi Leonardo Bonucci dhe Andrea Barzagli janë po ashtu të lënduar.
Daniele Rugani, Mehdi Benatia dhe Giorgio Chiellini duhet të startojnë në mbrojtje, derisa Evra të mësohet me atë rol.

Juve dhe Atalanta me shumë mungesa, Berisha jashtë sfidës
Lexo po ashtu Juve dhe Atalanta me shumë mungesa, Berisha jashtë sfidës

Atalanta
Andrea Gagliardini është i suspenduar dhe nuk do të luajë në këtë duel, por Atalanta do ta ketë të gatshëm Rafael Toloin.
Mbrojtësi brazilian do të kthehet në formacionin startues duke detyruar Ervin Zukanovic të kthehet në stol. Leonardo Spinazzola është favorit të startojë në krahun e majtë përkundër konkurrencës për atë rol.

Juventus' defender Medhi Amine Benatia from Morocco reacts during the Italian Serie A football match Juventus Vs Sassuolo on September 10, 2016 at the 'Juventus Stadium' in Turin.  / AFP / MARCO BERTORELLO        (Photo credit should read MARCO BERTORELLO/AFP/Getty Images)

Top Lojtarët

lojtaret-1

A e dini se?

Juventusi ka fituar 23 ndeshjet e fundit në shtëpi në Serie A.

Juventusi ka fituar në 12 ndeshjet e fundit ndaj Atalantas në të gjitha garat.

Juventusi ka fituar në pjesë të parë dhe në fund të ndeshjes në 11 nga 13 ndeshjet e fundit në shtëpi në Serie A.

Juventusi ka shënuar së paku dy gola në 11 ndeshjet e fundit në shtëpi.

Janë shënuar së paku tri gola në tetë ndeshjet e fundit të Juventusit në Serie A.

Atalanta ka fituar gjashtë ndeshjet e fundit në Serie A.

Juventusi ka shënuar së paku dy gola në 13 nga 15 ndeshjet e fndit ndaj Atalantas në të gjitha garat.

Juventusi ka fituar në pjesë të parë dhe në fund të ndeshjes në shtatë nga nëntë ndeshjet ndaj Atalantas në të gjitha garat.

Juventusi ka mbajtur portën të paprekur në gjashtë nga tetë ndeshjet ndaj Atalantas në të gjitha garat.

Atalanta nuk ka pranuar gol në katër ndeshjet e fundit si mysafir në Serie A.

Atalanta ka shënuar së paku dy gola në katër ndeshjet e fundit në Serie A.

Formacionet e mundshme: Juventus - Atalanta
Lexo po ashtu Formacionet e mundshme: Juventus - Atalanta

Analiza

Juventusi ka pësuar një goditje nga Genoa në javën e kaluar duke pranuar tri gola në një ndeshje kampionale që nga tetori i vitit 2013, po po! Në fund të sezonit kjo ndehsje sigurisht se kjo ndeshje do të ketë pak ndikim në luftën për titull, por ndeshja ndaj Atalantës është shumë e vështirë për Allegrin dhe ekipin e tij.

Atalanta ka fituar gjashtë ndeshjet e fundit hde n jë fitore do t’i linte ata dy pikë larg Juventusit. Gian Piero Gasperini nuk do të dalë ndaj Juventusit për fitore, por skuadra e tij shkon në Juventus Stadium me shumë vetbesim dhe me pak presion.

Ivan Juric ishte koka prapa fitores së Genoas ndaj Juventusit hde menaxheri i Genoas konsiderohet nxënës i Gasperinit pasi punoi nën urdhërat e tij. A do të thotë kjo se edhe Gasperini e di si ta mposhtë Juventusin?

Ne presim barazim nga ky duel, për shkak të formës së lartë të Atalantas e cila nuk është e rastësishme dhe nuk bën nënvlerësuar.

Parashikimi: Juventus 1-1 Atalanta