LAJMI I FUNDIT:

Parashikim: Chelsea – Hull

Parashikim: Chelsea – Hull
Britain Soccer Football - Hull City v Chelsea - Premier League - The Kingston Communications Stadium - 1/10/16 Chelsea's Diego Costa celebrates scoring their second goal Action Images via Reuters / Carl Recine Livepic EDITORIAL USE ONLY.

Chelsea do të tentojë të shfrytëzojë rrëshqitjet e rivalëve për të krijuar më shumë avantazh në tabelën e Ligës Premier kur e pret Hull Cityn të dielën në shtëpi.

Vendi: Stamford Bridge, Londër
Koha: 22 janar (e dielë), 17:30


Lajmet rreth ekipeve

Chelsea
Diego Costa është rikthyer në stërvitje me gjithë ekipin dhe Antonio Conte ka konfirmuar se ai do të jetë i gatshëm për duelin e të dielës.

Hull City
Klubi i Hull Cityt pos kalendarit të tmerrshëm, e ka gati gjithë skuadrën e parë të lënduar, ose në angazhime në Kupën Afrikane të Kombeve.

Top Lojtarët

A e dini se?

Chelsea ka fituar 14 nga 15 ndeshjet e fundit në Ligën Premier.

Hull ka humbur tetë ndeshjet e fundit në udhëtim në Ligën Premier.

Chelsea ka fituar pesë ndeshjet e fundit ndaj Hull Cityt në të gjitha garat.

Janë shënuar së paku tri gola në nëntë nga 10 ndeshjet e fundit të Chelseat në shtëpi në Ligën Premier.

Chelsea ka fituar në pjesë të parë dhe në fund të takimit në pesë nga shtatë ndeshjet e fundit në shtëpi.

Chelsea ka shënuar së paku dy gola në pesë ndeshjet e fundit ndaj Hull Cityt në të gjitha garat.

Janë shënuar së paku tri gola në gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit të Hull Cityt në Ligën Premier.

Në ndeshjet e Chelset dhe Hull Cityt s’janë shënuar më shumë se dy gola në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

Chelsea ka shënuar së paku dy gola në gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit në Ligën Premier.

Analiza

Chelsea me lehtësi mposhti Leicesterin fundjavën e kaluar dhe ka treguar se di të fitojë ndeshje edhe pa Diego Costan.

Hull tregoi shenja premtuese kur mposhti Bournemouthin javën e kaluar. Sidoqoftë, tash priten disa ndeshje të vështira për skuadrën.

Chelsea ka histori fantastike ndaj Hull Cityt dhe do të vazhdojë kështu. Në fakt, Hull City s’ka fituar ndeaj Chelseat që nga viti 1988 dhe ka shmangur humbjen duke nxjerrë barazime dy herë që prej atëherë.

Parashikimi: Chelsea 3-0 Hull City