LAJMI I FUNDIT:

Parandaloni dhimbjet e shpinës

Parandaloni dhimbjet e shpinës

Secili njeri padyshim që do të donte t’i evitonte dhimbjet e shpinës. Janë disa teknika që mund të ndihmojnë që të parandaloni dhimbjen e shpinës para se ajo të nisë.

“Uluni bukur”
Nuk ju duhen karrige të shtrenjta të zyrave, por vetëm një karrige e thjeshtë në të cilën shpija juaj duhet të jetë e lakuar sikur shkronja S dhe jo si C, thotë Jeffrey Goldstein, drejtor i shërbimeve për shpinë në “New York University Langone Medical Center”, shkruan “Health”, transmeton koha.net. Çdo gjysmë ore, ngrihuni në këmbë dhe ecni për pak sekonda.

Qëndrimi i mirë në këmbë
Duhet të mbani kokën drejt me trupin dhe jo që ajo të jetë më përpara, thotë fizioterapeutja Renee Garrison. Kjo do të mundësonte evitim të shpejtë të dhimbjeve të shpinës.


Mbathni këpucë me thembra të buta
“Nëse këpucët tuaja janë të forta, çdo herë që shkelni do të duket sikur po ecni në asfalt zbathur dhe eshtrat e muskujt e pjesës së poshtme të shpinës do të pësojnë më së shumti”, thotë Raj Rao, zëvendës drejtor në “Medical College of Wisconsin. Shikoni për këpucë me thembra të bura.

Mos pini duhan
Sipas 40 studimeve të bëra në vitin 2010, duhanpirësit kishin më shumë dhimbje shpine sesa ata që nuk pinë duhan. Kjo për arsye se duhani redukton rrjedhjen e gjakut në shpinë.

Mësoni të ngrehni pesha
Për të ngritur objekte me peshë të lehtë duhet të shtrini duart mbi të, të ulni ngadalë një gju dhe të zgjasni këmbën tjetër pas trupit, është këshilla e ekspertëve.

Zvogëloni jastëkët
“Fjetja me dy ose tre jastëkë nën qafë shkakton tendosje në muskuj”, thotë Jessica Shellock, kirurge në “Texas Back Institute”. /Telegrafi/