LAJMI I FUNDIT:

I paralizuari i parë nis të lëvizë pas trajtimit me qeliza staminale

I paralizuari i parë nis të lëvizë pas trajtimit me qeliza staminale
-->

Humbi kontrollin e makinës dhe u zgjua në spital i paralizuar nga qafa e poshtë. Kjo është historia e Kristopher Boesen, i cili ka përjetuar një çast nga ata që të ndryshojnë jetën kur makina e tij doli me spirale jashtë rrugës së rrëshqitshme. Doktorët thanë që ai edhe mund të mos ishte më i aftë për të lëvizur nga qafa e poshtë, përsëri.

Krisit iu dha mundësia të kalonte përmes një procedure që ndryshon jetën e cila përfshinte qelizat steminale, të cilat “kanë aftësinë të riparojnë indin nervor me anë të zëvendësimit të qelizave të dëmtuara”. Procesi eksperimental nuk garantonte shërimin e paralizës së Kris, por për të, ia vlente rreziku.

Procesi nisi në prill kur Dr. Liu injektoi 10 milionë AST-OPC1 qeliza direkt në shtyllën kurrizore të Kris.

“Zakonisht, pacientët me shtyllë të dëmtuar kurrizore bëjnë një operacion që stabilizon shtyllën kurrizore, por ndikon shumë pak për të rifituar funksionet motorike apo të ndjeshmërisë. Me këtë studim, ne po testojmë procedura që mund të përmirësojnë funksionin neurologjik, që mund të sjellë ndryshimin ndërmjet të qenurit pëgjithmonë i paralizuar dhe të qenurit i aftë për të përdorur krahët dhe duart. Po të rekuperosh atë nivel funksioni mund të përmirësosh dukshëm jetën e përditshme të pacientëve me dëmtime serioze të shtyllës”, shpjegon Dr. Liu.

kris

Rezultatet

Pas një terapie vetëm 3 javore, Kris filloi të tregonte shenja përmirësimi dhe brenda dy muajsh ai mund të përgjigjej në telefon, të shkruante emrin e tij dhe të komandonte një karrocë me rrota. Ai pati përmirësim të dukshëm në funksionet motorike, që vijnë nga kalimi i mesazheve nga truri në grupin e muskujve duke krijuar lëvizje.

Kris rifitoi dy nivele në shtyllën kurrizore që sollën një ndryshim shumë të madh në aftësitë e tij lëvizëse. Është ndryshimi ndërmjet një lëvizjeje minimale dhe asnjë lëvizjeje dhe të qenurit i aftë të komandonte veten. Kris rifitoi një pjesë jashtëzakonisht të rëndësishme pavarësie.

Pasi pa rezultatet nga terapia e qelizave steminale, Kris ishte i lumturuar. “Gjithçka kam dashur ka qenë një mundësi për të provuar…por nëse ka një mundësi për mua për të ecur sërish atëherë urra ! Dua të bëj gjithçka është e mundur për këtë”, ka thënë ai.

39a1e53449d1889332e526db139539bc

E ardhmja

Edhe pse doktorët nuk janë të aftë të premtojnë që gjendja e Kris do të përmirësohet më tej, ata mund të vazhdojnë të punojnë me kërkimin me qelizat staminale për të përmirësuar mundësinë që ato të funksionojnë plotësisht në paraliza.

Deri tani, ata kanë bërë hapa të mëdhenj përpara dhe do të vazhdojnë me shpresë për të shëruar paralizat, duke “bashkuar departmente të ndryshme të fakulteteti dhe me anë të studiumit në univeristet të mjekësisë së re të qelizave staminale”, Dr. Liu dhe studiuesit e tjerë në USC janë të vendosur të vazhdojnë të kërkojnë për qelizat staminale dhe shumë më tepër!

Kërkimi për qelizat staminale është në proces dhe mund të përdoret në shumë raste të tjera plus paralizave, në Parkinson, diabet ose kancer .

Më shumë për qelizat staminale zbuloni në faqen ScienceDaily.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori