LAJMI I FUNDIT:

Para të falsifikuara qarkullojnë në Prishtinë

Para të falsifikuara qarkullojnë në Prishtinë

Një femër në Prishtinë, punonjëse e një banke në Prishtinë ka raportuar në polici se nga katër klientë në data të ndryshme ka pranuar katër kartëmonedha 50 euro , 100 euro dhe 20 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Policia njofton se monedhat e dyshuara janë konfiskuar, ndërkaq  nuk raportohet për të arrestuar.