LAJMI I FUNDIT:

Para se të hani vezë, kushtoni vëmendje NGJYRËS të pjesës së VERDHË TË VEZËS

Para se të hani vezë, kushtoni vëmendje NGJYRËS të pjesës së VERDHË TË VEZËS

A keni menduar ndonjëherë se çfarë ngjyre duhet të mbajë e ngjyra e verdhë e vezës? Duket se kjo është tejet e rëndësishme.

Para rreth 100 viteve, shkencëtarët kishin zbuluar se ngjyra e të verdhës së vezës caktohet nga numri i karotenoideve që përmban. Këto janë antioksidantë të cilët ndihmojnë në formimin e vitaminës A, e cila ndihmon në përmirësimin e gjendjes së eshtrave tonë. Pra, aq më e pasur që është ngjyra e të verdhës së vezës, aq më shumë vlera të shëndetshme ushqyese mban për trupat tonë, transmeton Telegrafi.


v1

Ngjyra e të verdhës së vezës varet direkt nga mënyra se si është ushqyer pula që e ka lëshuar atë vezë.

Nëse është ushqyer kryesisht me kokrra apo drithëra, e verdha e vezës do të mbajë ngjyrë  të zbehët. Por, nëse pula është ushqyer me bimë, insekte dhe misër, atëherë ngjyra do të mbajë më shumë nuanca të portokallta. Disa kompani të mëdha të vezëve e përdorin një shkallë të veçantë me 15 hije të ndryshme nga e verdha në të portokalltën për të parë kualitetin e produktit të tyre.

v3

Në përgjithësi, preferohet të konsumoni vezë të cilat e kanë pjesën e verdhë më të ndritshme apo më të zbehtë sepse përmbajnë maksimumin e sasisë së kimikaleve të cilët i duhen trupave tonë.

Duhet cekur se ndonjëherë ngjyra e zbehtë e të verdhës së vezës shkaktohet si rezultat i ndryshimeve sezonale. Gjatë dimrit, e verdha e vezës bëhet më e zbehtë për shkak se pulat ushqehen në sasi më të vogël gjatë kësaj periudhe të vitit. Megjithatë, ngjyra e zbehtë tregon se vezët janë të kualitetit të dobët – dhe vezët e këtij lloji nuk do t’ju furnizojnë me sasinë e vlerave ushqyese për të cilat keni nevojë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori