LAJMI I FUNDIT:

Papadopoulou: EULEX-i ka ngritur 450 aktakuza për krime luftë

Papadopoulou: EULEX-i ka ngritur 450 aktakuza për krime luftë

Shefja e misionit të EULEX-it në Kosovë, Alexandra Papadopoulou, ka thënë se ky mision ka punuar mirë dhe deri më tani ka ngritur 450 aktakuza për krime luftë.

Ajo, në një intervistë për RTK, ka thënë se 38 raste kanë kaluar nëpër gjykata, kurse tani në gjykata janë 43 akuza, të cilat kanë të bëjnë me krime lufte.


“Nuk kanë shikuar përkatësinë etnike të rasteve, por faktet që janë ofruar, pasi EULEX nuk bënë dallime mes shqiptarëve dhe serbëve e të tjerëve, në trajtimin e rasteve”, thotë Papadopoulou.

Ajo shtoi se gjykatësit e EULEX-it, nuk mund të gjykojnë personat në mungesë, pasi këtë nuk e lejojnë ligjet e Kosovës.

“Personat në mungesë nuk kanë mundur të gjykohen në Kosovë. Nëse ligji nuk lejon që të dënohen, një person që nuk gjendet këtu, atëherë duhet ndryshuar këtë ligj”, tha shefja e EULEX-it.

Ajo po ashtu gjatë intervistës ka bërë të ditur se mandati i EUELX-it dhe Gjykata Speciale në Hagë, kanë mandate të ndryshme. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndalimi i policëve të Kosovës, DASH: Serbia po bën veprime përshkallëzuese

Ndalimi i policëve të Kosovës, DASH: Serbia po bën veprime përshkallëzuese

Lajme
Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishte takim i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishte takim i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Lajme
Kalo në kategori