LAJMI I FUNDIT:

Papa jep alarmin: Çfarë po ndodh me BE-në?

Papa jep alarmin: Çfarë po ndodh me BE-në?

Bashkimi Evropian kërcënohet “nga shuarja” nëse nuk zhvillon një vizion të ri, që bazohet në idealin e solidaritetit. Kështu tha kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku, në Romë të premten, në një audiencë për krerët e shteteve dhe qeverive të BE.

“Kur një trup e humbet sensin e orientimit, dhe nuk shikon më përpara, fillimisht bën hapa mbrapa dhe në fund kërcënohet nga shuarja”, tha Papa Françesku.


“Elementi i parë i vitalitetit europian duhet të jetë solidariteti”, tha ai. Solidaritetin ai e quajti si një mjet efektiv kundër populizmit.

Kreu i kishës katolike theksoi edhe rëndësinë e punësimit në Europë. Pa punësim dhe perspektivën për një “pagë dinjitoze” nuk ka paqe, tha ai. Paqje nuk ka as në periferitë e metropoleve tona, ku gëlon droga dhe dhuna”, tha Papa Françesku.