Panxhari i kuq, arma sekrete për energji, por edhe kundër kancerit
Për shkak të shijes së brendësisë së kuqe ngjyrë rubini, panxhari është një nga përbërësit më të dashur në ushqim. Por njëkohësisht është edhe arma sekrete për energji dhe ndihmon në luftën e organizmit kundër kancerit.
Panxhari i kuq përmban nivel të lart të nitrateve, madje 20 herë më shumë se çdo perime tjetër. Janë të njohura dobitë e panxharit të kuq në luftën kundër kancerit, ndërsa hulumtimet e fundit kanë zbuluar që nitratet të cilat i përmban ulin tensionin e gjakut.
Një studim i kryer në universitetin “Queen Mary’s”, ka treguar se si vetëm një gotë prej 250 mililitrash lëng panxhari të kuq në ditë e ul shumë tensionin e gjakut për disa orë.
Hulumtimi i ri ka treguar që 600 ml të këtij lëngu e mban tensionin e ulët dhe mbi gjashtë orë. Po ashtu shkencëtarët konsiderojnë që redukton shkallën e vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare për 10 për qind.
Studimi i kryer në universitetin “Exter” ka treguar se si nitratet po ashtu rrisin qëndrueshmërinë. Testi ka treguar se si të rriturit që pinë 500 ml të këtij lëngu në ditë mund të ushtrojnë 16 për qind më gjatë se ata që nuk kanë konsumuar lëngun e panxharit të kuq.
“Nitratet punojë në sinergji me antioksidantët që i përmban panxhari për të reduktuar oksigjenin e nevojshëm për muskujt. Kjo u mundëson të punojnë në mënyrë më efektive dhe ngadalëson lodhjen”, ka thënë Stephen Bailey i cili ka punuar në studim.
Poashtu, një hulumtim i kryer në Universitetin Wake Forest në North Carolina ka treguar që panxhari i kuq ngadalëson zhvillimin e demencës. Po ashtu është i mirë për rregullimin e sistemit tretës.
Por panxhari më së shumti njihet me atë që përdoret në luftën kundër kancerit. Përbërësit që i përmban kjo perime ngadalësojnë zhvillimin e tumorit në prostatë dhe gji për 12,5 për qind. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA mund t’ju bien flokët nga përdorimi i tharësit të flokëve
Thonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë
Maska më e mirë kundër zbokthit
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Rregullat e modës që nuk duhet të ndiqni kurrë
Trendi retro: Buzëkuqi kafe me një nuancë të ftohtë i përshtatet lëkurës më të hapur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert