LAJMI I FUNDIT:

Panucci: Jam i nderuar që jam trajneri i ri i Kombëtares së Shqipërisë

Panucci: Jam i nderuar që jam trajneri i ri i Kombëtares së Shqipërisë

Kombëtarja e Shqipërisë ka zyrtarisht në krye trajnerin Christian Panucci.

44-vjeçar ishte ish-futbollist i njohur i cili ka qenë pjesë e skuadrave me emër si Milan, Real Madrid, Inter apo Roma, do të zëvendësojë Gianni De Biasi në krye të Shqipërisë me objektivin për të mbyllur kualifikueset e “Rusi 2018” në vendin e tretë në Grupin G dhe për të synuar më pas kualifikimin në finalet e Kampionatit Evropian 2020.

“Mirëdita të gjithëve. Jam i nderuar që jam trajneri i ri i kombëtares shqiptare. Falënderoj presidentin Duka që më ka besuar këtë detyrë që po më jep emocione të mëdha, por njëkohësisht edhe një përgjegjësi të madhe për këtë vend që po rritet shumë në futboll”.

“Ndaj si gjithmonë dua të falënderoj të gjithë Federatën të cilët bashkë me presidentin vendosën të më besonin kombëtaren. Jam i bindur se kemi një skuadër shumë të mirë, se ky vend mund të më dhurojë mua dhe stafit tim njohje në arenën ndërkombëtare”.

“Por njëkohësisht, shpresoj që fundit të jetë sa më vonë të jetë e mundur, edhe stafi im t’i ketë dhënë diçka Shqipërisë. Tani kemi katër ndeshje të rëndësishme, edhe pse Botërori është thuajse i pamundur, për të ndërtuar skuadrën për të shkuar në EURO 2020”.

“Këto katër ndeshje duhet të jenë katër ndeshje të luajtura me shumë dëshirë, ku do të shoh grupin që do të bëjë kualifikueset e EURO 2020. Nuk kam ende shumë për të thënë, pres me padurim që të punoj në këtë vend që po rritet”, ka thënë Panucci. /PanoramaSport/