0Shares

Persona të panjohur, rreth orës 20:40, kanë hedhur në ndërtesën e komunës paralele të Mitrovicës, koktej molotovi, të cilat kanë shkaktuar dëme të vogla në objekt.

Kryetari ilegal i Komunës së Mitrovicës, Krstimir Pantic, i tha Tanjugut se incidenti ndodhi në prezencën e trupave të KFOR-it, të cilët, pasi qytetarët filluan të mblidhen, u tërhoqën nga vendi i ngjarjes.

Pantici tha se katër automjete të KFOR-it, pas incidentit, u tërhoq në pjesën jugore të Mitrovicës, duke deklaruar se siguria e objektit të komunës që nesër do të bëhet nga Mbrojta Civile.

Ndërtesa e komunës paralele të Mitrovicës është e vendosur në lagjen multietnike të njohur si Tre Rrokaqiejt. /Telegrafi/

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)