LAJMI I FUNDIT:

Panpan është marka me e re e ushqimeve të imëta në tregun kosovar

Panpan është marka me e re e ushqimeve të imëta në tregun kosovar

Disa nga ushqimet më të mira me të cilat mund ta filloni çdo ditë, pa shpenzuar shumë. Shija më e mirë e pjekurinave që gjenden në metropolet më të mëdha evropiane po vjen edhe në qytetet kryesore të vendit tonë, për çmimet që fillojnë prej vetëm 0.10 cent

Nëse nuk arrini t’i vizitoni shpesh kryeqytetet e mëdha të vendeve më të mira të botës për të shijuar ushqimet më të mira, atëherë duhet ta dini se rrjeti i pjekurinave të reja moderne të Panpan tani ka ardhur në gjithë Kosovën dhe ofron disa nga pjekurinat më të shijshme, pa të cilat shumica e kosovarëve nuk mund ta nisin ditën.

Panpan është marka më e re e ushqimeve më unike në tregun tonë e cila ofron brumërat më të mira në format më unike të gatuara me shumë kujdes dhe mjeshtri, me shijet e ëmbla dhe të njelmëta, në një koncept të ri të kuzhinës e cila inspirohet nga ushqimet më të shijshme që shumë prej nesh kemi arritur t’i provojmë në Stamboll dhe vendet tjera me kulturë më orientale.

Produktet e imëta të krijuara nga brumi dhe përbërësit e tjerë të veçantë, përveç shijes unike shoqërohen edhe me çaj të zi dhe ushqime tjera përcjellëse për çmimet që mund të përballohen nga të gjithë, duke përfshirë edhe fëmijët e vegjël dhe nxënësit e gjitha moshave. Çmimet e produkteve Panpan janë aq të ulëta, sa që fillojnë prej vetëm 0.10 cent.

“Ushqimet dhe konceptet e reja të kuzhinës moderne janë gjërat që zakonisht na mahnitin më së shumti kur e vizitojmë një vend të madh jashtë Kosovës. Përvoja jonë gjatë këtyre udhëtimeve që në i bëjmë fillon prej shijeve dhe gjërave të reja që i kemi provuar, të cilat nuk i kemi përjetuar asnjëherë në vendin tonë”, ka thënë Alban Kutllovci, menaxher në SuperVIVA.

“Pikërisht kjo është dëshira e Panpan – tu ofrojë kosovarëve shijet më të mira të ushqimeve që deri më tani kanë munguar tek ne. Ne duam që me secilin produkt të ofrojmë shije, ngrohtësi dhe përvojë të re me ushqimet që ne të gjithë i duam shumë. Ky është premtimi ynë dhe ambicia jonë e përditshme”.

Njëri prej produkteve kryesore është Simiti turk që bëhen në mënyrë dhe formë identike sikurse në Stamboll, ndërsa Panpan ka edhe pastiçerinë e gjerë e cila ofron shumë ëmbëlsira në forma dhe shije shumë unike, të cilat do t’i dëshironi t’i provoni shpesh për shkak të shijes së veçantë por edhe çmimit të përballueshëm.

Aktualisht rrjeti i SuperViva është i shtrirë në Ferizaj (Magjistralja Prishtinë – Shkup, Superviva Rr. e Varoshit, Prishtinë në supermarketin Super viva në Ulpianë afër AAK-së, Fushë Kosovë- ish market Rugova, ndërsa të premten bëhet hapja e  SuperViva në Grand Store, ku do të ketë aktivitete të organizuara për fëmijë, ëmbëlsira, lojëra dhe më shumë.

Gjatë muajit janar, Panpan do të hapet edhe në Shadërvan të Prizrenit.

Panpan është markë e fuqizuar nga rrjeti i marketeve të SuperViva. Rrjeti i pjekurinave të Panpan do të shtrihet në të të gjitha njësitë e supermarketeve moderne të SuperViva.