LAJMI I FUNDIT:

Panik dhe britma, momente nga tërmeti që tronditi Italinë (Video)

Panik dhe britma, momente nga tërmeti që tronditi Italinë (Video)

Në këto pamje të publikuara nga “Corriere della Sera” shfaqen momente nga lëkundjet e tërmetit të ndjeshëm që përfshiu Italinë Qendrore.

Në video shfaqet një grua në moment paniku duke bërtitur dhe ia mbathur me vrap nga banesa. Tre tërmete të njëpasnjëshme përfshinë dje Italinë, i pari 5.4 ballë i shkallës Rihter, i dyti 6.1 si dhe i treti 4.9, transmeton shekulli.

Tërmeti riktheu edhe njëherë momentet dramatike të Amatriçes, ku në fund të gushtit humbën jetën nën rrënoja mbi 300 persona.