LAJMI I FUNDIT:

Panair i ushqimit dhe veshjeve kombëtare për nder të 100 vjetorit

Panair i ushqimit dhe veshjeve kombëtare për nder të 100 vjetorit

Me ushqime tradicionale dhe veshje kombëtare, është mbushur sheshi i kryeqytetit, ku qytetarët po festojnë 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Në sheshin “Nënë Tereza” është vendosur një bukë e gjatë 100 metra, që peshon rreth 620 kilogramë dhe nga e cila mund të shërbehen qytetarët të cilët tashmë kanë dalë për të festuar.

Ndër aktivitete e shumta që po mbahen në kryeqytetin e Kosovës për nder të kësaj feste ishte edhe panairi i veshjeve kombëtare dhe i ushqimit tradicional, i realizuar në bashkëpunim me organizatat dhe shoqatat e grave të Prishtinës, njofton RTV 21.

Këto të fundit, që në orët e hershme të mëngjesit kanë ekspozuar veshjet tradicionale, në këtë ditë të shënuar për shqiptarët.


Kryetarja e Shoqatës së gruas pensioniste “Jeta Vita”, Ajshe Nuhiu ka thënë se gratë e kësaj shoqate janë munduar të punojnë sa më shumë, në mënyrë që në këtë panair të paraqesin sa më shumë veshje, që simbolizojnë trashëgiminë dhe simbolet shqiptare. Ajo tha se ka interesim të madh të qytetarëve për t’i blerë këto veshje, si nga qytetarët që jetojnë në Kosovë, po ashtu edhe nga qytetarët e diasporës. /Telegrafi/